MENU
klinika

Ceremonia zgjat shumë pak

Qeveria e re, Rama dhe ministrat betohen para presidentit

18.09.2021 - 10:19

Betohet qeveria e re ‘Rama 3’. Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit u betuan te Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni që nisi në oren 10:00.

Pas ceremonisë, e cila zgjati shumë pak, Rama dhe ministrat dolën nga Presidenca, ndërsa iu drejtuan Kryeministrisë në këmbë.

Sot do të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë së re.