MENU
klinika

"Brenda 5 viteve do kemi autostradën Muriqan-Fier"

Rama: Do të ndërtojmë 4 porte turistike

16.09.2021 - 12:14

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi programin e ri qeverisës, tha se turizmi do të hyjë në një fazë historike, pasi do ta nisa puna për ndërtimin e 4 porteve historike.

Rama tha se kantierët e porteve turistike do të ngrihen në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin.

Kreu i qeverisë tha se ky do të jetë mandati i korridorit blu, ku tha se në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit, Thumanës dhe Rrogozhinës.

‘Do të hyjnë në një fazë historike sa i përket turizmit. Do të nisë puna për katër kantierët e porteve turistike, Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Dy aeroporte të reja ndërkombëtare, brenda vitit do të hapet kantieri dhe në Sarandë do të shpallet projekti. Do të vazhdojë rritja e kapaciteteve të avionit civil por edhe zgjedhimin e aeroport ‘Nënë Tereza’, ku do të zgjatet pista. Ky do të jetë mandati i kantierit të korridorit blu, më i madhi ku në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit Thumanës dhe Rrogozhinës. Kemi pritur gjatë, që ky projekt të financohej e nga BE, por nuk do të presim do vijojmë punën. Në këtë mandat do vendosim pikat mbi në atë pjesë të akseve të mbetura të pazhvilluara.’– tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Rruga e Arbrit, hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, aeroportet e reja

Synimet e Qeverisë për infrastrukturën dhe legalizimet