MENU
klinika

“Dua të mbaj fajin tim dhe të qeverisë për…”

Rama në Kuvend i drejtohet opozitës: Kurrë mos rënçim dakort!

16.09.2021 - 10:41

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar opozitës se gjatë mandatit të tretë qeverisës, bashkëpunimi mes tyre dhe mazhorancës duhet të bazohet mbi dialogun dhe komunikimin, e jo mbi urdhrat, kërcënimet dhe ultimatumet.

Rama tha se është i vetëdijshëm për pjesën e fajit të tij dhe qeverisë për mënyrën se si shkuan gjërat gjatë mandatit të dytë, kur opozita braktisi Kuvendin.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne s’jemi të detyruar të merremi vesh për gjithçka, madje mund të mos merremi vesh për asgjë, por cilësia e jetës shoqërore varet nga mënyra si e shprehin palët politike, tjetër të polemizosh e tjetër të shahesh e kërdisesh,
tjetër t’i biesh kundërshtarit me shuplakën e oratorisë e tjetër me shputën në tavolina, tjetër të votosh kundër e tjetër të grisësh fletët e votimit.

Kurrë mos rënçim dakort në fund të fundit vota vendos por ama ne s’mund të mos përpiqemi të sillemi këtu në radhë të parë si njerëz, prindër fëmijësh që kjo sallë të mos bie në llucën e vulgaritetetit ku nga Shqipëria nuk del më e fortë.

Kush bën më të fortin historikisht nuk del i fituar, të gjithë nuk kemi shkëlqyer si shembuj të tolerancës në këtë sallë.

Shumë sherr e shamata mes nesh për të mos dalë gjëkundi, shumë kohë e mundësi të humbura, kur dalim që këtu pasi lëmë nam gjithmonë fajin s’e kemi asnjë herë ne por gjthmonë ata si kalamajt që luajnë e ka kush e ka pasi kanë lënë mësimin.

Unë nuk dua të drejtoj gishtin sot nga pala tjetër, por dua të mbaj pjesën e fajit tim dhe shumicës qeverisëse për aq sa na takon që do jetë më shumë e një fjalë për të kaluar radhën por është vijë mendimi e do jetë vijë sjellje gjatë këtij mandati.

Ne nuk duam asnjë lëshim nga ju por jemi gati për dialog me ju për cdo lëshim që ju doni.

Ne s’na duhet asnjë vote e juaja e nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që ju nuk e dëshironi.

Jemi gati të merremi vesh me ju për çdo gjë që doni e i bën mirë vendit e njerëzve.

I kemi dëgjuar në distancë disa synime tuaja. Jemi të hapur të dialogojmë me ju por një gjë mbajeni parasysh, me urdhra, kërcënime ultimatume me ne nuk keni arritur e s’do arrini asnjëherë asgjë. Me komunikim të drejtpërdrejtë mund të merremi vesh për shumëcka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN