MENU
klinika

Projekti i portit të ri të Durrësit

Rama: U përzgjodhën 5 kompanitë finaliste

24.09.2021 - 09:53

Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin e portit të ri tregtar të Durrësit. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë u shpreh se nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, Rama theksoi se do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.

“Porti i Ri i Durrësit. Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm. Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Rama: Nuk kemi çfarë të diskutojmë!

A do ketë negociata me opozitën për vettingun?

Qëndrimi i Bashës/ "Ja pse vendimi për Berishën nuk është personal"

Salianji: Ka ardhur koha që disa të vërteta të thuhen!

Rama: Nuk shkohet në auditore si në lotari!

Çfarë do ndodhë nëse studentët refuzojnë vaksinimin?

ARRSH njofton se si do të bëhet lëvizja

Devijohet qarkullimi i automjeteve tek Unaza e re