Një nga mamatë më “cool” të showbizz-it shqiptar, Çiljeta Xhilaga ka qenë e ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio për të folur rreth fillimit të vitit të ri shkollor të djalit të saj.
Mirëpo nuk kanë munguar pyetjet lidhur me projektet e reja muzikore, meqënëse ka pak kohë që kënëgtarja nuk ka sjellë ndonjë këngë të re për publikun. “Kam një këngë për të bërë më Ardit Çunin. Ai që më merr përdit në telefon dhe unë që i them ja se jam icik me temperaturë, pastaj ditën tjetër më zë gjumi”, zbuloi Çiljeta duke shtuar me humor se Arditin “e ka zënë belaja me të”.
Projekti i saj i fundit ka qenë “M’ke harru”, në bashkëpunim me këngëtaren Mars, publikuar një vit më parë, ndaj kuptohet arsyeja që publiku i saj ia ndien mungesën.
Lidhur me vitin e ri shkollor të Fernandos, në kushte pandemie, këngëtarja tha e shqetësuar: “Unë sot në mëngjes kur shkova te shkolla e djalit ata donin ti bënin atë gjënë te koka për temperaturën dhe i thashë që në asnjë mënyrë t’ia bësh te koka, t’ia bësh te dora duke qenë se ka pak rrezatim. Gjërat e tjera nuk janë në dorën tonë”, duke shtuar se është mirë të qëndrojmë larg lajmeve konspirative. Këngëtarja tha se ajo “nuk e ka qejf fare vaksinën”, duke uruar që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.