MENU
klinika

Me siguri do ta thyejë

Ronaldo barazon rekordin e Casillas në Champions

14.09.2021 - 18:21

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit. Ylli portugez, me aktivizimin titulluar në sfidën e sotme ndaj Young Boys, barazon rekordin historik të Iker Casillas, për sa i përket aktivizimeve në Champions.

Momentalisht Ronaldo dhe Casillas kanë plot 177 ndeshje, duke ndarë këtë rekord historik së bashku. Gjasat janë të mëdha që në vijim CR7 t’i lërë targën ish-gardianit spanjoll, duke vendosur një tjetër rekord që do ta mbajë emrin e tij në histori.

Kujtojmë, se Ronaldo është golashënuesi numër një në histori të Ligës së Kampionëve, rekord që ndoshta do duhen dekada që të thyhet. Ai ka 135 gola në Champions, në vendin e dytë është Lionel Messi me 120.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si pritet të luajnë gjigantët

Champions nis me superduel, sot Barça-Bayern