MENU
klinika

Gardiani shqiptari gaboi

Sarri i del në mbrojtje portierit Strakosha

16.09.2021 - 21:58

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, foli me mikrofonat e Sky pas ndeshjes Galatasaray-Lazio, e vendosur nga një gabim i Thomas Strakoshas, që e futi topin me duart e tij në portë, duke i dhënë 3 pikët ekipit turk.

“Humbja e sotme nuk është e tillë si në Milano. Ne nuk vuajtëm dhe na dukej si një lojë nën kontroll. Fatkeqësisht, gabimi i Strakoshës është pjesë e lojës, por unë shoh përparim, edhe nëse lojtarët ende nuk gjejnë distancat e duhura midis reparteve.

Ne kujdesemi për Europa League pavarësisht rotacionit dhe ndryshimeve të bëra. Basic dhe Zaccagni bënë mirë, sipas mendimit tim. Kjo humbje e ndërlikon grupin, por ne nuk duhet të mendojmë për rezultatin e marrë, sepse gjithsesi kam parë disa hapa përpara”- tha Sarri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN