MENU
klinika

"Jo tërheqjes së nxituar të politikave stimuluese"

Sejko: Sektori bankar lehtësoi rimëkëmbjen

16.09.2021 - 09:04

Guvernatori Sejko mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, e cila kishte në fokus çështjet kryesore me të cilat po përballet aktualisht Shqipëria, si sfidat e paraqitura nga ndryshimet e shpejta klimaterike; vështirësitë ekonomike që rrjedhin nga historia e vendit; situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19; si dhe sfidat e qeverisjes.

Gjatë fjalës të tij, guvernatori u shpreh se është shumë e rëndësishme që ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë të fillojë me gjetjen e një rruge më të sigurt për të dalë nga pandemia.

Nga njëra anë, politikat ekonomike duhet të vazhdojnë të ushqejnë rimëkëmbjen dhe të shmangin heqjen e nxituar të stimulit. Nga ana tjetër, vëmendje e duhur duhet t’i kushtohet monitorimit të rreziqeve të mundshme që dalin nga mbingarkesa e borxhit, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat dhe rritjen e inflacionit.

Sipas Sejkos, sektori bankar luajti një rol tepër të rëndësishëm në përgjigjen ekonomike të Shqipërisë ndaj pandemisë COVID-19, duke lehtësuar rimëkëmbjen.

Gjithashtu dhe strategjitë e huadhënies së bankave duhet të balancohen midis optimizmit të rrezikut/kthimit dhe shërbimit të interesave të komunitetit, duke ndarë më shumë fonde për bizneset që krijojnë më shumë vende pune. Sipas guvernatorit, është shumë e rëndësishme që ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë të fillojë me gjetjen e një rruge të sigurt për të dalë nga pandemia.

“Nga njëra anë, politikat ekonomike duhet të vazhdojnë të ushqejnë rimëkëmbjen dhe të shmangin heqjen e nxituar të stimulit.

Nga ana tjetër, vëmendje e duhur duhet t’i kushtohet monitorimit të rreziqeve të mundshme që dalin nga mbingarkesa e borxhit, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, dhe rritjen e inflacionit”, deklaroi Sejko teksa shtoi edhe risinë që solli pandemia, teknologjia e informacionit, e cila ka krijuar mundësi për inovacion financiar dhe ka sfiduar modelet bankare klasike.

Instrumentet e reja të pagesës dhe kreditit, aktorët e rinj të tregut financiar, si dhe modelet e reja të biznesit, të tilla si bankat dixhitale dhe pagesat elektronike, rritën depërtimin e shërbimeve financiare.

Gjithashtu edhe sektori privat duhet ta përqendrojë fokusin e tij, duke përshtatur strategjitë dhe praktikat e biznesit me tendencat në zhvillim, si p.sh., revolucioni i IT-së, i cili ka bërë të mundur zhvendosjen e një pjese të biznesit në internet, duke rritur fleksibilitetin dhe efikasitetin operacional.

Në diskutim morën pjesë kryetari i Bordit të Besuar në Institutin e Zhvillimit Jashtë Shtetit (ODI), z. Suma Chakrabarti, shefja ekzekutive e Bordit të Besuar në Institutin e Zhvillimit Jashtë Shtetit (ODI), znj. Sara Pantuliano, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Alastair King-Smith.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i Këshillit Mbikqyrës

Mbyllet me sukses ankandi i emetimeve të bonove 12 mujore

Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive