MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Shënoi dy gola, Çekiçi në formacionin e javës

24.09.2021 - 16:51

Mesfushori shqiptar Endri Çekiçi realizoi dy gola në sfidën e fundit me skuadrën e tij Konyaspor përballë Trabzonspor, që përfundoi në barazim 2-2. Talenti pogradecar është duke kaluar një moment të shkëlqyer te skuadra e tij.

Ai është shndërruar në një lider së bashku me Sokol Cikalleshin. 24-vjeçari është përzgjedhur edhe në formacionin e javës, teksa përkrah tij qëndron edhe një emër i madh i futbollit italian, si Mario Balotelli.

Italiani realizoi gol si dhe asistoi në ndeshje e Superligës turke ndaj Besiktas. Për sa i mesfushorit të Kombëtares, ai në 6 ndeshje ka arritur të realizojë 3 gola me fanellën e Konyaspor, që renditet në vendin e 6-të me 12 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Besiktas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN