MENU
klinika

"I tha se kemi dosjen, por …"

‘Shpërthen’ Berisha, tregon bisedën e Yuri Kim me Bashën

21.09.2021 - 18:52

Ambasadorja amerikane çuditet pse njerëzit bëjnë sikur nuk e dinë. Kështu deklaroi Sali Berisha nga Fieri duke cituar Yuri Kimin teksa kjo e fundit ka folur në Zërin e Amerikës pak ditë më parë.

Por Berisha aludoi:

“Zonja ambasadore ke thënë këtë, por dhe diçka tjetër. I ke thene Lulzim Bashës se Berisha e di që kemi dosje, por bën sikur nuk e di. Nga e di ti që ka dosje, kur DASH ka deklaruar se Sekretari i Shtetit është bazuar në raporte të OJQ-ve? Pra unë s’kam thënë kurrë ndonjëherë që s’janë dosje, por që janë shpifje. Edi Rama me Engjëll Agaçin ka çuar për vitë me radhë dhjetëra vendime të qeverisë që ia ka kthyer prokuroria e tyre si pa asnjë bazë” – tha Berisha në Fier.