MENU
klinika

Kombëtarja e femrave

Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë

16.09.2021 - 21:18

Kombëtarja e femrave nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Kosovën në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit për femra.

Femrat kuqezi kaluan të parat në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të sulmueses Megi Doçi. Futbollistja e Vllaznisë ekzekutoi saktë një 11-metërsh duke dërguar në avantazh Shqipërinë në pushimin e pjesës së parë.

Por Kosova reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat me Limanin, e cila shfrytëzoi saktësisht një pasim të Mehmetit. Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në një grup të vështirë ku bëjnë pjesë dhe Polonia, Belgjika, Norvegjia e Armenia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kombëtarja e femrave ndaj Kosovës dhe Belgjikës

Grima: Grup i vështirë, shpresoj të jemi ne surpriza