MENU
klinika

Me barkun e rrumbullakosur

Publikohen pamje të reja të Genta Ismajlit

04.09.2021 - 07:52

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli është në pritje të ëmbël. Ajo shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila ka publikuar një foto dhe përkrah saj ka shkruar:

“Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve”.

Së fundmi, partneri i saj ka ndarë një video të këngëtares në InstaStory dhe pamjet e rikonfirmojnë dhe një herë shtatzëninë e artistes shqiptare.

Ai po ashtu e ka surprizuar këngëtaren me një ëmbëlsirë, në pjatën e së cilës shkruhej “Fat të mbarë, të dua”.