MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i kuptojmë rrahjet e zemrës?

14.09.2021 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si t`i kuptojmë rrahjet e zemrës?

Mjeku: Rrahjet e zemrës, pulsi ose frekuenca kardiake është numri herëve që zemra rreh në minutë. Frekuenca e çdo kujt është e ndryshme dhe ndryshon me moshën. Të kuptosh më shumë mbi frekuencën kardiake dhe të dish se kur është e shëndetshme është një pjesë e rëndësishme e kujdesit ndaj vetes.

Rrahjet e zemrës në qetësi

Është numri i herëve që një zemër rreh në minutë kur nuk jeni aktivë dhe zemrës nuk i duhet shumë punë për të pompuar gjakun në gjithë trupin. Disa medikamente si beta-bllokuesit mund të ulin rrahjet e zemrës dhe frekuencën kardiake në qetësi.

Kur themi se është e shëndetshme?

Shumica e të rriturve të shëndetshëm kanë një frekuencë qetësie ndërmjet 60 deri në 100 rrahje në minutë. Në përgjithësi, sa më shumë të merreni me sport, aq më e ulët do të jetë frekuenca e zemrës. Atletët mund të kenë një frekuencë kardiake në qetësi – 40 rrahje në minutë. Një frekuencë e shëndetshme do të thotë se zemra juaj, nuk duhet të bëj shumë punë për të pompuar gjakun në qarkullim.

Si mund t`i kontrollosh rrahjet e zemrës?

Rrahjet e zemrës mund t`i kontrolloni më së miri duke vendosur dy gishta në pjesën e brendshme të kyçit të dorës ose në anë të qafës. Në momentin që e ndjeni, numëroni sa rrahje janë në 15 sekonda, më pas shumëzojini ato me 4.

Si të ulim rrahjet e zemrës?

Në shumë raste është shumë e thjeshtë – relaksohuni, pini një gotë ujë, merrni disa herë frymë thellë. Një stil jetese i shëndetshëm, përfshirë të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë, një dietë e shëndetshme, kujdesi ndaj peshës trupore, shmangia e alkoolit, kafeinës dhe duhani mund të ndihmojnë gjithashtu. Nëse këto nuk mjaftojnë, mund të provoni mënyra të tjera për të menaxhuar stresin si tai chi ose meditimi.

Takikardia

Një frekuencë kardiake në qetësi më e madhe se 100 rrahje në minutë është e zakonshme te fëmijët. Gjithashtu, gratë kanë tendencë të kenë rrahje më të shpeshta të zemrës. Shkaqet kryesore të takikardisë janë stresi, duhapirja, alkooli, kafeja dhe pijet e tjera me kafeinë.

Bradikardia

Rrahjet e ngadalta të zemrës – më pak se 60 rrahje në minutë, mund të jenë si pasojë e një infeksioni, hypotiroidizmit, çrregullimeve elektrolitike, probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit (apnea e gjumit), sëmundje inflamatore si lupusi ose probleme të lindura të zemrës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN