MENU
klinika

Ana humane e trajnerit gjerman

Si Tuchel i shpëtoi fëmijën shërbëtores dhe më pas i bleu edhe shtëpi

17.09.2021 - 22:18

Në fushë i sheh të ashpër, kërkues dhe dinamik në kërkim të fitores. Por trajnerët nuk janë gjithë kohës ashtu, kanë edhe anën e vet humane. Thomas Tuchel, kur mbërriti në Paris te PSG, punësoi një shërbëtore nga Filipinet.

Fillimisht ishte një marrëdhënie pune mjaft e ftohtë, por pas ca kohësh situata u prish. Tuchel dhe familja e tij mësuan historinë e gruas, e cila po rriste 3 fëmijë të vegjël vetëm dhe jetonte në periferi të kryeqytetit francez.

Njëri prej fëmijëve kishte një problem në zemër dhe duhej operuar, por gruaja nuk kishte para për të paguar shpenzimet mjekësore dhe kështu ajo punoi shumë për të fituar sa më shumë para.

Kur Tuchel kuptoi se situata në Paris ishte e pasigurt dhe mund të largohej së shpejti, ai i shkroi një çek gruas për të mbuluar plotësisht shpenzimet mjekësore të djalit të saj, i cili ishte në gjendje të operohej.

Jo vetëm kaq, duke ditur se një nga ëndrrat e gruas ishte të blinte një shtëpi për familjen e saj në atdheun e saj, ai gjithashtu bleu një vilë në Filipine në emër të shërbëtores. Disa ditë më vonë ai u shkarkua nga PSG dhe u transferua në Londër. Dhe më vonë fitoi Champions League me Chelsea…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Postimi domethënës i mbrojtësit shqiptar

Kumbulla mbush një vit te Roma: Nuk kënaqem me kaq!