MENU
klinika

Ra në përgjime duke u marrë para qytetarëve

SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës në Berat

27.09.2021 - 13:17

Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion ka kërkuar 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Bertatit, Ervin Nelaj. News24 konfirmon pretencës e SPAK të dhënë për ish-zyrtarin e lartë lokal.

Ish-kreu i Kadastrës së Beratit u arrestua në janar në këtij viti pas një hetimi 9-mujor të bërë nga SPAK.

Ervin Nelaj, 38-vjeç përfundoi në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Aluizni”, pasi dyshohet se ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Nelaj ra në përgjimet e Prokurorisë së Posaçme, ku së bashku me një punonjëse tjetër merrte rryshfet për dhënien e dosjeve të legalizimeve.

Në një nga përgjimet e zbardhura të SPAK ai i kërkon vartëses së tij t’i lejë lekët te sirtari zyrës dhe të mos i mbajë me vete se i prish.