MENU
klinika

Premier League, Java 6

Spektakël golash, Liverpool nuk mban dot fitoren

25.09.2021 - 20:30

Mbrëmja në Premier League është mbyllur me spektakël dhe gjashtë gola, por në fund vetëm 3-3 mes Brentford dhe Liverpool, me të kuqtë që ishin dy herë në avantazh, por nuk arritën ta mbanin.

Ishin vendasit që kaluan në avantazh në 27’ me Pinnock. Megjithatë, katër minuta më pas Diogo Jota barazoi për miqtë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, edhe pse të kuqtë mbajtën 73% topin në zotërim.

Në 54’, Salah kalon në avantazh Liverpool. Anësori ngre flamurin, por pas verifikimit të VAR, akordohet gol. Janelt dhjetë minuta më pas barazon shifrat. Barazpesha zgjat vetëm katër, pasi Jones shënon një supergol nga jashtë zone.

Kur e mendua se kësaj here Liverpool e mbylli ndeshjen, është Wissa që barazon në 82’. Vendasit do të shënon edhe një gol të katërt, por VAR e konsideron jashtë loje. Në fund të kuqtë përpiqen për golin e fitores, por nuk ia dalin dot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN