MENU
klinika

Kontroll edhe te sporti

Talebanët vënë njeriun e tyre në krye të olimpizmit

21.09.2021 - 12:39

Qeveria talebane, që ka marrë drejtimin e Afganistanit nga 1 shtatori, ka emëruar sot një aktivist politik, Nazar Mohammad Mutemaen, si president të përkohshëm të Komitetit Olimpik Afgan.

Një lajm që ka befasuar të gjithë, që tregon se talebanët nuk i besojnë drejtuesve të vjetër sportivë. Sipas mediave vendase, personi i emëruar do të ketë detyrën të ndërmjetësojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në evente sportive.

Në Olimpiadën e fundit, Afganistani mori pjesë me 5 sportistë në Olimpiadën “Tokyo 2020” dhe me 2 sportistë në Lojërat Paralimpike. Qeveria talebane ka emëruar gjithashtu edhe Naseen Zadran si president të Federatës Kombëtare të Kriketit, sporti më i përhapur në këtë vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN