MENU
klinika

"Thembra e çizmes"

Taranto, thesari i fshehur i jugut të Italisë

04.09.2021 - 07:20

Rajoni juglindor italian i Puglias përfshin atë që njihet si thembra e çizmes së gadishullit italian.

I mbushur më pemë ulliri, me qytete e fshatra historike te rrethuara nga ujëra të kristaltë, vendi po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar nga turistët e huaj, shkruan në një reportazh rrjeti CNN.

Mes atraksioneve të qytetit janë impjantet e ruajtura nga UNESCO si Alberobello e dhe qytezat e pazakonta si Otranto, Ostuni e Gallipoli.

Taranto, Italy - Polarsteps

Por nga lista e emrave më të famshëm mungon qyteti i dytë më i madh i rajonit, Taranto.

I njohur ndryshe si Città dei Due Mari (Qyteti i dy deteve) trashëgimia e tij daton prej kohës së spartanëve në shekullin 8-të para erës sonë.

Qytetit i referohen edhe si Magna Grecia, pasi mban me krenari elemente të trashëgimisë greke.

Prej kohesh Taranto njihej më shumë ne Itali per industrinë e çelikut Ilva, që më parë ishte më e madhja në Evropë.

tineke fieggen on Twitter: "Taranto (Italy) https://t.co/ChmY00P2pS Taranto is a city in southern Italy. It is the capital of the province of Taranto and is also a port city, located on the ...

Por qyteti ka parë një zhvillim të madh që prej kohërave të industrisë, duke synuar turizmin si aktivitet parësor.

Këtë verë priti etapën italiane të kampionatit të barkave me vela Sail GP, të mbajtur më parë në Sydney apo San Francisco. Ndërsa në vitin 2026 do të organizojë Lojrat Prestigjoze Mesdhetare.

Fasada detare e Tarantos po rizhvillohet me një projekt €36 milionësh.

Città Vecchia në qytetin e vjetër të Taranto mahnit me rrugët e ngushta dhe shtëpitë e lashta, të braktisura.

Ringjallja e Città Vecchia do të sjellë ndryshime të mëdha, thotë arkitekti Simone Marchesi.

Taranto | Italy | Britannica

Profili mesdhetar i Taranto pas nxitjes së sivjetshme me pritjen e lojrave të barkave me vela.

Historiani Nello De Gregorio ka si pasion dhomat e nëndheshme të qytetit.

Ndërtesa madhore e Palazzo Archita do të hapet së shpejti pas restaurimit në Taranto.

“Është po aq mahnitës sa dhe Roma,” thotë vizitori roman Giovanni Fabiani.

Taranto do të konkurrojë së shpejti me destiancione të tjera turistike si Alberobello, Otranto, Ostuni e Gallipoli, në rajonin italian të Puglias.