MENU
klinika

Apple kundërshton propozimin

Të gjithë telefonat celularë në BE do të kenë një karikues universal?

25.09.2021 - 08:52

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të urdhërojë futjen e karikuesve universal për telefonat celularë.

“Konsumatorët evropianë kanë qenë prej kohësh të frustruar që kanë ngarkues të papajtueshëm në sirtarët e tyre. Ne i kemi dhënë industrisë më shumë se kohë të mjaftueshme për të dalë me zgjidhjet e veta, por tani është koha për të futur masa legjislative për karikuesit e përbashkët”, tha Margarete Westanger, Shefe e teknologjisë së BE-së. Ajo shtoi se kjo është një fitore e rëndësishme për përdoruesit dhe mjedisin, në përputhje me aspiratat e gjelbra dhe dixhitale.

Sipas Komisionit Evropian, rreth 2.8 miliardë euro në vit shpenzohen për blerjen e ngarkuesve shtesë, të cilët nuk dorëzohen së bashku me pajisjen. Zyrtarët evropianë kanë bërë përpjekje në të kaluarën për të detyruar industrinë të standardizojë karikuesit.

Por Apple nuk është e kënaqur me idenë e karikuesve unikë

 

 

Apple tashmë ka reaguar ndaj ndryshimeve të reja, duke thënë se është e shqetësuar që rregulloret strikte që kërkojnë vetëm një lloj karikuesi do të dekurajojnë inovacionin, i cili përfundimisht do të dëmtojë konsumatorët.