MENU
klinika

Rriten të ardhurat nga kontributet

Të punësuarit paguan 90 milion USD më shumë

20.09.2021 - 19:51

Të punësuarit në sektorin privat dhe në administratën shtetërore kanë derdhur afro 72.4 miliardë lekë kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në 8 muajt e parë të vitit, ku masa për çdo të punësuar përcaktohet nga niveli i pagës. Shifra ka një rritje të konsiderueshme në raport me 8-mujorin 2020, prej 9 miliardë lekësh apo 90 milionë dollarësh, ku në total gjatë kësaj periudhe u mblodhën 63.4 miliardë lekë.

Ajo që duhet theksuar është se viti 2020 ishte tejet problematik për qytetarët, ku për shkak të masave kufizuese anti-covid, mbylljes totale të ekonomisë dhe një kategorie të gjerë biznesesh për një periudhë kohe, shumë të punësuar humbën vendet e punës si rrjedhojë e pamundësisë së bizneseve për t’i paguar dhe u trajtuan me pagën e luftës.

Rritja e të ardhurave gjatë këtij vitit është një shenjë e mirë për rigjallërimin e punësimit dhe lëniën pas të situatës së krijuar ndaj COVID-19, gjë që konfirmohej dhe nga shifrat e INSTAT, në uljen e shkallës së papunësisë në 11.6 për qind dhe rritjen e punësimit. Ndërkohë ndikim në të ardhura ka edhe nga rritja e pagës minimale në 30 mije lekë çka ka shtuar detyrimin në pagesën e sigurimeve shoqërore. Ndërkohë, duke iu referuar të dhënave nga sigurimet shoqërore, në gjysmën e parë të vitit numri i kontribuesve është rritur me afrë 54.588 indivdë më shumë.

Tiran

8 mujori 2020 63.4 miliardë lekë

8 mujori 2021 72.4 miliardë lekë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4.2 miliardë lekë më shumë nga tatimi mbi të ardhurat personale

Të dypunësuarit rrisin të ardhurat në buxhet