MENU
klinika

Emri/ Ndërron jetë polici i plagosur

Të shtënat me armë zjarri në Ishull Lezhë

28.09.2021 - 11:20

Ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri një efektiv policie në Ishull Lezhë.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes bëhet me dije se i plagosur mbeti një oficer policie i cili më pas humbi jetën per shkak te plageve te marra.

Viktima eshte identifikuar si oficeri Saimir Hoxha.

Policia e Lezhes ne nje informacion paraprak beri me dije se oficeri eshte qelluar teksa ishte me grupin e kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit