MENU
klinika

Daçiç: Serbia ka qenë gjithmonë pala që...

“Tensionet në veri mund të shkaktojnë probleme më serioze”

28.09.2021 - 14:02

“Dërgimi i forcave policore në veri të Kosovës, pa njoftuar KFOR -in dhe kryetarët e komunave serbe, nuk është provokimi i parë i Prishtinës, por është një nga ata që mbartin një shkallë të lartë rreziku”. Kështu deklaroi sot kreu i Kuvendi të Serbisë Ivica Daqiç.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ky është një test për disa veprime të reja në të ardhmen, dhe se situata do të varet nga reagimi i bashkësisë ndërkombëtare.

“Në fakt, ata po shqyrtojnë terrenin se deri ku do të shkojë dikush në kritikat e tyre, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të kuptojë se, nëse sjellja e Albin Kurtit nuk është e kufizuar, ata vetë kontribuojnë në shkaktimin e paqëndrueshmërisë rajonale,” tha Daçiç për Tanjug.

Ai shton se tensione të tilla mund të shkaktojnë probleme më serioze të sigurisë, sepse për fat të keq situata në rajon është e tillë, saqë një incident mund të shkaktojë ngjarje të ndërlidhura dhe të rrezikojë paqen në zonën tonë.

Kur bëhet fjalë për reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila u bën thirrje të dyja palëve të qetësojnë tensionin, Daqiç thotë se është e zakonshme dhe thekson se është e pasaktë, sepse Serbia kurrë nuk ka qenë ana që ka shkaktuar tensionet.

“Përkundrazi, Serbia ka qenë gjithmonë pala që ka aplikuar gjithçka për të cilën kemi nënshkruar dhe pajtuar, ndryshe nga Prishtina, e cila ka punuar në pengimin e marrëveshjes së Brukselit që në fillim,” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN