MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 2

Tjetër gafë e Hoxhës, Skënderbeu e Partizani në paqe

18.09.2021 - 18:45

Skënderbeu dhe Partizani marrin pikën e parë në Superiore në sezonin e ri. Të dyja skuadrat nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në Korcë, sfidë që u vendos nga dy episode.

Partizani është një prej ekipeve pretendente për të fituar titullin kampion nisur nga përforcimin në merkato dhe sezoni i shkuar. Megjithatë, gabimet personale po i kushtojnë shumë të kuqve në dy takimet e para. Këtë herë ishte Junior që gjeti avantazhin për të kuqtë në minutën e 55’, pas VAR-i do të akordonte penalltinë.

Tashmë lojtari i Partizanit i kishte lënë lojërat e imitimit të Jorginho dhe dërgoi topin në rrjetë. Por menjëherë pas nisjes së topit nga Skënderbeu erdhi goli i barazimit.

Tërësisht e pakuptueshme sesi mbrojtësi i Partizanit nuk u kuptua me Alban Hoxhën, për t’i falur Berishës realizimin.  Me këto shifra do të mbyllej edhe koha e rregullt, ndërsa Skënderbeu merr pikën e parë në kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN