MENU
klinika

Detajet paraprake mbi ngjarjen

Tritol në makinën e efektivit të policisë në Durrës

03.09.2021 - 09:47

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së premtes në makinën në pronësi të një efektivi policie në Durrës.

Bëhet fjalë për Lulëzim Kastratin, i cili është i plotfuqishmi i zonës. Raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.