MENU
klinika

Kanë disa fjalë për njëra-tjetrën

Tuna dhe Dafina bëhen bashkë sërish pas një dekade

13.09.2021 - 12:27

Një ndër këngët që fansat mezi po presin nga albumi i Dafina Zeqirit është ajo me Tuna Sejdiun. Pas super hitit “Vibe”, publikuar 10 vite më parë, u përfol se artistet kishin patur një përplasje mes tyre dhe për pasojë nuk patën një raport të mirë për një periudhë të gjatë kohe.

Por si duket çdo gjë e kanë lënë pas krahëve, dhe kanë vendosur të bashkojnë sërish forcat për hitin e radhës. Për këtë projekt, këngëtaret kanë dhe disa fjalë për njëra-tjetrën. “Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade.” shkroi Tuna.

“Mezi po pres për videon tonë muzikore”, iu përgjigj Dafina.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?