MENU
klinika

Publikon foto me...

U largua nga “RTV Ora”? Roza Lati zbulon të vërtetën

10.09.2021 - 07:05

Prej disa vitesh tashmë, Roza Latin e kemi parë në moderimin e programit “Why Not”, në ekranin e “RTV Ora”. Por, këtë vjeshtë, u përfol se moderatorja kishte vendosur të mos jetë pjesë e këtij televizioni.

 

 

Me nisjen e sezonit të ri, u publikuan promot e emisioneve, dhe vihej re mungesa e “Why Not”. Megjithatë, Roza nuk kishte mohuar asnjë thashethem, deri sot.

Në Instagram-in e saj, moderatorja ka publikuar foto me drejtorin e “Ora News”, Ylli Ndroqi, të cilin ajo e ka quajtur me humor “bosin ma t’mir prej krejtve”.

“Programi WHY NOT do marrë një pauzë për momentin dhe do rikthehet në Janar!”, ka shkruar Roza krah fotos, duke shtuar se deri në dhjetor do ta shohim në serialin “Nina”.

Personazhi i Rozës quhet Xhizelandia, shkurt Xhi, dhe pjesë e kastit do të jenë aktorë si Olta Daku, Raimonda Bulku, Besmir Bitraku, Erjona Kakeli e të tjera emra të njohur.

/News31