MENU
klinika

"Mori kredi për serat"

U vetëvra me armë, fqinjët: Kishte shumë borxhe

01.09.2021 - 12:21

Florenc Cjapi nga fshati Suk i Roskovecit i dha fund jetës mëngjesin e sotëm duke u vetëvrarë me armë zjarri. 48-vjeçari jetonte në banesë me bashkëshorten e tij.

Kishte tre vite që merrej me sera, ndërsa më herët ka qenë në emigracion.

Pasi është kthyer paratë i kishte investuar në sera, ndërkohë të afërmit thonë se kishte shumë borxhe dhe se kishte marrë gjithashtu edhe kredi. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, 48-vjeçari dyshohet t’i këtë dhënë fund jetës.

“Ishte shumë i mirë. Merrej me sera. Me ne shkonte shumë mirë. Kam dëgjuar që vuante nga depresioni dhe nga borxhet dhe kredia,” thotë një banor.

“Sot dëgjuam zhurmën, të qarat e të shoqes. Serat i kishte të mbjella. Njëra serë i dështoi dhe e shkuli. Ai ka marrë kredi, jo me lekët e tij se nuk kishte. Po kështu ishte njeri i sjellshëm. Fëmijët i ka në emigrim,” tregon një fqinja.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin