MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Uzuni gjen sërish rrugën e rrjetës për Ferenvaros

26.09.2021 - 19:00

Myrto Uzuni shfaqet sërish protagonist për ekipin e tij Ferencvaros. Në javën e shtatë në shtëpi, përballë Ujpest, sulmuesi shqiptar shënoi golin e radhës në kampionatin hungarez.

Uzuni shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 të skuadrës së tij. Pak para se të shënonte, atij iu anulua për pozicion jashtë loje një gol i bukur.  Me këtë sukses, Ferencvaros ngjitet në kuotën e 15 pikëve, në vendin e dytë, 3 pikë larg kreut, por ka një ndeshje më pak.

Goli i dytë në kampionat për Uzunin, i cili shënoi 6 gola në ndeshjen e kupës. Sulmuesi kuqezi vjen në formën optimale për ndeshjet e tetorit në Kombëtaren shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN