MENU
klinika

Filmat që pritet të debutojnë

“Venice Film Festival 2021″, pse ka kaq shumë rëndësi?

03.09.2021 - 13:32

Festivali i Filmit i vitit 2021 së fundmi është mbajtur në Venecia dhe padyshim është një nga eventet më madhështore, pasi në të marrin pjesë aktorë nga e gjithë bota. Edicioni i 78-të i Festivalit po zhvillohet nga data 1 shtator dhe deri më 11 shtator, ku do të debutojnë me disa nga filmat më të pritur të vitit, siç është filmi me temën e Princeshës Diana-s, “Spencer”, drama shkencore “Dune” dhe filmi horror psikologjik “Last night in Soho”.

Nata e hapjes së Festivalit të Filmit në Venecia u zhvillua ditën e djeshme me premierën e filmit spanjoll, “Parallel Mothers”, duke bashkuar personalitetet e presidentit të jurisë Bong Joon Ho, Cynthia Erivo, Helen Mirren, Penélope Cruz dhe shumë të tjerë.

Ajo çfarë ra në sy ishin veshjet e të ftuarve që spikatën gjatë gjithë mbrëmjes. Njihuni me disa prej tyre që padyshim kanë mahnitur publikun dhe kanë rënë në sy tek kritikët e modës…

1.Penélope Cruz

2.Helen Mirren

3.Adriana Lima

4.Isabelle Huppert

5.Sara Sampaio

6.Barbara Palvin

7.Sarah Gadon

8.Virginie Efira

9.Milena Smit