MENU
klinika

Serie A, Java 4

Vetëm Napoli është perfekt, realizon edhe Rrahmani

20.09.2021 - 22:36

Skuadra e vetme që fiton katër ndeshjet e para në Serie A dhe që ka surprizuar të gjithë është Napoli. Të kaltrit e drejtuar nga Luciano Spalletti fituan 4-0 në Udine ndaj Udineses. Një sukses që e ngjit Napolin të vetëm në krye me pikë të plota.

Napoli kaloi në avantazh në 24’. Një parabolë super perfekte e Insigne, me topin e ngritur lart që ka befasuar portierin dhe mbrojtjen e Udineses, teksa Osihmen e ka shtyrë në rrjetë dhe ka marrë meritat, pasi topi nuk kishte kaluar ende vijen e mesit.

Goli i dytë u shënua nga Rrahmani në 35’. Prekje shkurt për Fabian Ruiz, që kroson në shtyllën tjetër diagonale për Koulibaly, ai me kokë e hedh sërish në shtyllën e dytë, aty ku futet Rrahmani me kokë dhe realizon. Napoli e mbyll pjesën e parë 0-2.

Në pjesën e dytë do të ishte vetë Koulibaly që realizon golin e tretë në 52’ pas pasimit të Ruiz. Natyrisht, në këtë pikë ndeshja duket e mbyllur. Por Lozano do të shënonte edhe golin e katërt në 84’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serie A, raundi 5 luhet në mesjavë

Ndali Juven me mungesa, Milan me sytë nga infermieria