MENU
klinika

Si paraqitet gjendja e të plagosurit? Mesazhet e fundit në rrjetet sociale

Vrasja në Kosovë/ Dy zyrtarët e PDK-së u përplasën me armë zjarri

09.09.2021 - 10:37

Mediat në Kosovë kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen e dy zyrtarëve të PDK-së, ku mësohet se mes tyre ka pasur përplasje dhe shkëmbim me armë zjarri.

Viktima të kësaj ngjarje të rëndë mbetën shtetasit Astrit Ademaj, kandidat për kryetar i Pejës dhe tjetri ish-kandidat për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj. Ndërsa i plagosur vëllai i vëllai i Astrit Ademajt.

Mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës ka treguar momentet kur dy viktimat i çuan në spital.

“Rreth orës 20:30 janë sjellë dy viktima pa shenja jete si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri. Është konstatuar vdekje. Të plagosurit i është ofruar ndihma e parë, kanë proceduar organet e drejtësisë me intervestim, është plagosur në dore. Është kthyer prapë më pas, ortopedi në gatishmëri ka vendosur të transferohet në QKUK për trajtim të lëndimit. Gjendja stabile, jashtë rrezikut për jetë”.

Nderkohe Astrit Ademaj pak para vrasjes kishte postuar në ‘Facebook’ një video, ku ai kishte prezantuar një prej kandidatëve për asamble.

“PDK asnjëherë nuk do të shkëputet nga trashëgimia e saj politike sepse aty ka qenë dhe mbetet motivi kryesor i ndryshimeve politike dhe institucionale për vendin…”, kishte thënë ai në këtë video.

Ish-kandidati i PDK-së për Kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, më 6 shtator ka shpërndarë në ‘Facebook’ një video ku përkrahte kandidatin e PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!