MENU
klinika

E rëndë në Kosovë

Vritet me armë zjarri kandidati i PDK-së

08.09.2021 - 21:47

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Pejës në Kosovë.

Mediat e Kosovës raportojnë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri është vrarë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë Astrit Ademaj.

Ndërkaq, mësohet se viktimë ka mbetur edhe një person tjetër me inicialet B.K.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që ka nisur hetimet lidhur me krimin e rëndë.