MENU
klinika

Me Multi-Device

WhatsApp në kompjuter funksionon në mënyrë të pavarur nga telefoni

16.09.2021 - 11:56

Një prej ndryshimeve më të mëdha që po vjen në WhatsApp është përdorimi i platformës në disa pajisje njëherazi. Funksionaliteti “Multi-Device” do të adresojë një prej shqetësimeve më të mëdha të përdoruesve.

Jo vetëm që mund të përdorin WhatsApp nga disa pajisje njëherazi por edhe në pavarësi të plotë nga telefoni i cili më parë duhej që të qëndronte i lidhur në internet. Mesazhet, përmbajtjet dhe thirrjet e realizuara do të mbeten të sigurta me enkriptimin fundor.

Ndërsa funksionaliteti do të lançohet së shpejti tek të gjithë përdoruesit, ata që duan ta testojnë mund ta bëjnë nga ky moment përpara se të zyrtarizohet. Multi-device beta është një program që mund të regjistroheni dhe ju jep akses në versionin e ri të WhatsApp për Web, Desktop dhe Portal.

Disponueshmëria

Përdoruesit e WhatsApp dhe WhatsApp beta duhet të kenë versionin më të fundit të aplikacionit në Android dhe iPhone.

Aktualisht është i kufizuar vetëm tek një numër i caktuar përdoruesish në disa vende të botës. Megjithatë gradualisht po zgjerohet në vende dhe rajone të tjera.

Si të bëheni pjesë e programit multi-device beta?
Fillimisht duhet të përditësoni në versionin e fundit të WhatsApp në smartfonin tuaj. Pasi të jeni bashkuar programin multi-device beta duhet të bëni nga e para lidhjen me pajisjet që dëshironi ta përdorni WhatsApp krahas smartfonit.

Për Android

Hapni WhatsApp dhe klikoni butonin More options
Shtypni Linked Devices
Shtypni Multi-Device beta
Shtypni butonin Join Beta
Për iPhone

Shkoni në WhatsApp Settings
Shtypni Linked Devices
Shtypni Multi-Device beta
Shtypni butonin Join Beta
Duke qenë se është ende në fazë testimi disa funksionalitete nuk janë të disponueshme versionin e ri WhatsApp Web dhe desktop:

Vendndodhja live
Ngjitja e bisedave
Pranimi, shikimi apo resetimi i ftesave në grupe (Duhet të përdorni telefonin)
Dërgimi i mesazheve apo telefonatat me një person që ka versionin e vjetër të WhatsApp në telefon
Telefonatat nga Portal ose WhatsApp Desktop në drejtim të pajisjeve të tjera të ndërlidhura që nuk janë pjesë e programit multi-device beta
Përdoruesit e WhatsApp Business nuk mund të editojnë emrin e tyre të biznesit as etiketat
WhatsApp thotë se mund të vëreni degradim të cilësisë dhe performancës. Nëse nuk përdorni telefonin për 14 ditë, pajisjet e ndërlidhura do të shkëputen.