MENU
klinika

Baluket sërish në modë?

Xhensila Myrtezaj duket kaq ndryshe me look-un e ri

26.09.2021 - 07:30

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.

Ajo ka eksperimentuar jo pak herë me ‘look-un’, gjatë viteve të saj në karrierë, megjithatë, si këtë herë nuk e kishim parë kurrë. Xhensila pak më parë publikoi një fotografi nga një set fotografik i bërë së fundmi ku shfaqet me flokët komplet të prerë shkurt dhe na la pa fjalë. Jo vetëm prerja dhe baluket, por dhe veshja provokuese i ka befasuar fansat me pamjen e re, që nuk dihet ende nëse është thjesht një eksperiment momental, apo Xhensilën do ta shohim edhe në vazhdim kështu.

“Durim”, ka shkruar Xhensila krah postimit, ndaj ndjekësit mendojnë se po paralajmëron një projekt të ri muzikor. Kënga e fundit ka qenë “Prit Pak”, në bashkëpunim me Lumi B, publikuar tre muaj më parë.

Ndërkohë, para pak ditësh edhe këngëtarja Nora Istrefi u shaq me flokët e prerë, në modelin “bob”, me baluke, dhe dukej shumë ndryshe e njëkohësisht shumë bukur.

Duket se vajzat e famshme shqiptare, po na paralajmërojnë se ky do të jetë trendi i kësaj vjeshte, e se baluket do të jenë sërish në modë. Ndaj, nëse keni ndërmend të ndryshoni edhe ju “look”, pse jo, frymëzohuni prej tyre!