MENU
klinika

Dënimi i Llallës

Yuri Kim: Prokurorët të veprojnë kundër zyrtarëve të korruptuar

22.09.2021 - 18:20

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar pas dënimit të formës së prerë ndaj ish-kryeprokurit Adriatik Llalla.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja e lartë amerikane thotë se është mirë të shihet drejtësia e vendosur kundër zyrtarëve të korruptuar.

Ambasadorja inkurajon prokurorët që të veprojnë kundër zyrtarëve që keqpërdorin postin, pavarësisht sa të fuqishëm janë ata.

“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, thotë Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Apeli” e dënoi me 2 vite burgim

SPAK nxjerr urdhrin: Policia të arrestojë Llallën


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore