MENU
klinika

Ndeshja PSG-Lyon

Zëvendësoi Messin, shpjegimi i trajnerit Pochettino

20.09.2021 - 11:30

PSG fitoi me vuajtje 2-1 ndaj Lyon, në një sfidë të luftuar. Përpos shumë episodeve, ajo që ra në sy ishte zëvendësimi i Messit. Mauricio Pochettino ka mbrojtur veten, duke deklaruar:  “Trajnerët janë për të marrë vendime”.

Messi, i cili po debutonte në shtëpi, dukej i frustruar kur u tërhoq nga loja pas 75 minutash, pasi nuk arriti të shënonte. Ai u shfaq duke i thënë diçka Pochettino, ndërsa po shkonte drejt stolit. Ndeshja ishte e barabartë 1-1 në atë fazë, por Mauro Icardi rezultoi autor i golit fitues të minutës së fundit, që PSG të merrte tri pikë të vuajtura.

I pyetur pse vendosi të zëvendësojë bashkatdhetarin e tij, Pochettino tha: “Të gjithë e dinë që ne kemi lojtarë të mëdhenj në ekip. Ne kemi një grup shumë të pasur prej 35 lojtarësh. Pastaj, ne trajnerët duhet të bëjmë zgjedhje. Duhet të vendosim 11-shen që do të fillojë, pastaj të marrim vendime gjatë lojës. Ndonjëherë këto zgjedhje dalin për mirë, ndonjëherë jo.

Megjithatë, kjo është arsyeja pse jemi duke drejtuar nga stoli, të mendojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë. Janë vendime që duhet t’i merrni, pavarësisht nëse gjërat shkojnë mirë apo jo. Të pëlqen apo jo”.