MENU
klinika

Vetem deme materiale

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Panaja në Vlorë!

07.09.2021 - 11:16

Mëngjesin e sotëm, fshati Panaja dhe Bishtan në Vlorë, janë zgjuar nën flakët e zjarreve të përmasave të mëdha.

Deri më tani si pasojë e “shpërthimit” të zjarrit, ka pasur vetëm dëme materiale të shumta në zonat e prekura.

Zjarrfikësja e cila ka mbërritur në vendet e ngjarjes, po punon për shuarjen e dy vatrave dhe zbardhjen e rrethanave që i shkaktuan.

Dyshime të forta janë ngritur se zjarrevënia ka qenë e qëllimshme.