MENU
klinika

Rrezikohen disa banesa

Zjarr në Fushë-Krujë, digjen 20 hektarë tokë

23.09.2021 - 13:15

Një zjarr ka rënë në kodrat e Dervenit në Fushë-Krijë. 10 hektarë shkurre, dushk, ferra e pemë frutore janë djegur deri më tani teksa rrezikohen edhe disa banesa.

Zjarri është përhapur në disa vatra teksa për ta shuar po shërbejnë vullnetarisht dhe vetë banorët e zonës në ndihmë të dy zjarrfikëseve të Bashkisë.

Ndërkohë flakët po përparojnë pasi favorizohen nga era.