MENU
klinika

Kujdesej për nënën me covid

Zjarri në spitalin në Tetovë, kjo është viktima më e re që humbi jetën mes flakëve

09.09.2021 - 15:43

Zbulohet fotoja e viktimës më të re që humbi jetën nga zjarri mbrëmë në spitalin e covid në Tetovë. Teksa deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht 14 viktima, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Ndërkohë, Inaonline ka publikuar edhe një foto të viktimës më të re, një vajzë që thuhet se ka qenë në një prej dhomave të spitalit modular, duke u kujdesur për nënën e saj. Por duke qenë se ajo e ka pasur të pamundur që të nxirrte jashtë nënën, duket se ka ngecur edhe vetë mes flakëve.

Kujtojmë se në spital ishin të shtruar 26 pacientë, ndërkohë që vetëm 12 shpëtuan të gjallë. Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.