MENU
klinika

Rekord

1 miliard euro klauzola e largimit të talentit nga Barça

13.10.2021 - 18:10

Pavarësisht pandemisë, tregu i transferimeve në futboll vijon të qarkullojë me shifra të frikshme. Mjafton të përmendim që Real Madrid ofroi së fundmi 180 mln euro për Mbappe.

Për këtë qëllim, për të blinduar xhevahirët e vet, Barcelona është bërë gati të zyrtarizojë marrëveshje me një prej yjeve të rinj, me një kontratë të gjatë dhe klauzolë të frikshme.

Mesfushori ofensiv Pedri, është një nga emrat që ka spikatur më shumë te katalanasit në vitin e fundit dhe klubi ka nxituar që të gjejë shpejt marrëveshjen duke i përmirësuar dhe zgjatur akordin aktual.

Sipas mediave spanjolle, në ditët në vijim do të zyrtarizohet marrëveshja e re deri në verën e vitit 2026, duke u siguruar që Pedri do të vazhdojë të jetë një nga yjet e Barcelonës, ndërsa mbetet një lojtar i rëndësishëm edhe për përfaqësuesen e Spanjës.

Ajo që bie në sy është se klauzola e re e largimit në kontratën e tij, do të vendosë rekord. Aktualisht, kontrata e Pedrit ka një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh, por sipas mediave ndërkombëtare, tashmë ai do të vlerësohet me 1 miliard euro nga klubi katalanas, duke u bërë praktikisht i paprekshëm nga çdo klub në botë dhe vendosur rekord.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN