MENU
klinika

Dublin

150 vjet traditë: mbyllet dyqani më i vjetër i muzikës

25.10.2021 - 15:16

          “Charlie Byrne” mund të jetë dyqani më i vjetër i instrumenteve muzikore, pronë e familjes Byrne, në Irlandë. Për fat të keq, ”Charlie Byrne” ose ndryshe “dyqani më i vjetër i muzikës” mbylli dyert këtë të shtunë, më 23 tetor, pas plot 150 vjetësh.

Të dy bashkëshortët 89 dhe 90-vjeçar, Maria dhe Charlie Byrne, kanë administruar dyqanin “Charlie Byrne”, që ndodhet në rrugën ”Stephen” në Dublin, së bashku, për pothuaj 60 vjet.

E bija, Geraldina, iu bashkua prindërve për t’i ndihmuar, rreth 30 vite më parë.

Zonja Byrne, tregon se ruan kujtimet e të gjitha bisedave të lumtura me klientët, gjatë gjithë këtyre viteve.

Shumë prej klientëve të rregullt, erdhën për t’u dhënë lamtumirën në ditët e fundit dhe për të shprehur keqardhejn që po e mbyllnin dyqanin e famshëm, – ka treguar ajo.

Rrëfen se u prek shumë, veçanërisht të shtunën e kaluar, kur një zotëri i moshuar hyri në dyqan dhe kujtoi se instrumentin e tij të parë, e kishte blerë pikërisht këtu.

Ajo është krenare që ata kanë arritur ta mbajnë biznesin në pronësi të familjes, qyshse Charlie Byrne hapi biznesin në vitin 1870.

Çifti i moshuar vendosën ta mbyllnin aktivitetin, me përkeqësimin e shëndetit të bashkëshortit.

Zonja Byrne, tregoi për mediet lokale se ditën e parë të mbylljes së shitjeve, ata kishin radhë në rrugë me muzikantë që luanin në instrumente dhe krijonin një atmosferë shumë festive.

Byrne dhe Charlie u martuan në vitin 1963 dhe punuan së bashku, deri më tani, kur bota është ende nën kushtëzimin pandemik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit