MENU
klinika

Për një propozim për martesë

31-vjeçari në Dimal hyn në shtëpinë e vajzës dhe e kërcënon

09.10.2021 - 09:24

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dimal, ku një 31-vjeçar ka hyrë pa leje në shtëpin e një vajze duke e kërcënuar që të pranojë propozimin për martesë.

Policia njofton se shtetasi B.C., 31 vjeç, ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.