MENU
klinika

"Do fuqizojmë marrëdhëniet ekonomike e tregtare"

Rama vizitë në Gjermani, takon kryeministrin e Bavarisë

25.10.2021 - 18:59

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka takuar kryeministrin e Bavarisë Markus Soder. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama bën me dije takimin me homologun e tij, teksa shkruan Soder mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Evropës. Ndër të tjera Rama bën me dije se dy palët do punojmë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike e tregtare.

“Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”, shkruan Rama.