MENU
klinika

Champions League

9 pikë në lojë, Milan shpreson të kalojë grupin

20.10.2021 - 15:06

Me 9 pikë ende në valle dhe rivalët më të afërt në 4 pikë distancë, Milani nuk e ka të pamundur kualifikimin. Aq më tepër që ka edhe dy përballje direkt për të luajtur me Atleticon e Porton, teksa kusht thelbësor është edhe një rezultat me Liverpulin në ndeshjen e fundit për Grupin B.

Mori llogarish, por edhe prakticitet. Gjithçka do të rinisë pas dy javësh (3 nëntor) kur portugezët të kthejnë vizitën në “San Siro”. Ibra me shokë do të tentojnë pikët e para me një sy nga “Anfield Road” ku do të shpresohet për një tjetër disfatë të Atleticos.

Një fitore në shtëpi do të kishte shumë domethënie për “Djallin”, që me 24 nëntor do të fluturojë drejt Madridit ku do të nevojiten të tjera pikë. Vetëm duke dalë me kokën lart nga dy sfidat e radhës në Champions, kuqezinjtë mund të synojnë mrekullinë ndaj Liverpool në Milano duke realizuar një rikthim të denjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN