MENU
klinika

Në gjendje të rëndë në spital

Aksident në Belsh, plagosen dy persona

08.10.2021 - 09:10

Një aksident me pasoja ka ndodhur gjatë natës në aksin e rrugës që lidh qytetin e Belshit me fshatin Kajan. Burime nga vendngjarja bënë me dije se dy persona mbetën të plagosur në këtë aksident. Ata u dërguan në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërkohë nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se moti me reshje dhe shpejtësia e automjetit kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së automjetit që për pasojë ka sjellë daljen nga rruga.

Burime nga Spitali i Elbasanit konfirmuan se gjendja e personave të përfshirë në këtë aksident mbetet e rëndë.