MENU
klinika

“Squid Game” po thyen rekorde

Aktorja po bën namin në rrjet me numrin e ndjekësve

07.10.2021 - 16:10

Duket se të gjithë po flasin për serialin e “Netflix” – “The Squid Game”, një dramë koreane që kritikon ambicjen njerëzore dhe ndryshimin në mundësitë që përjetojnë klasa të ndryshme shoqërore.

Seriali tregon sesi 456 njerëz në një situatë të paqëndrueshme ekonomike konkurrojnë në lojëra shumë vdekjeprurëse të fëmijërisë për të fituar një çmim financiar që mund të ndryshojë jetën e tyre.

Në dy javët që nga premiera e tij, seriali ka mahnitur audiencën në një fenomen që nuk është parë që nga ditët e mira të Game of Thrones (Game of Thrones, 2011) dhe ka ndezur debate mes atyre që e shohin atë si një kritik mendjemprehtë ndaj brishtësisë së moralit njerëzor dhe ata që theksojnë se dhuna e tyre është një reflektim i mungesës së vlerave në shoqërinë e sotme.

Ndërkohë me suksesin e madh që ka seriali në të gjithë botën, ylli i “Squid Game”, HoYeon Jung thuhet se është bërë aktorja më e ndjekur e Koresë së Jugut në Instagram.

Aktorja kishte vetëm 400,000 ndjekës tri javë më parë, në shtator. Lajmin e madh e dha Pop Crave duke treguar se aktorja mahnitëse duke fituar 13.2 milionë ndjekës brenda pak javësh.

“Ylli i ‘Squid Game’ HoYeon Jung është zyrtarisht aktorja koreane më e ndjekur në Instagram me mbi 13.2 milionë ndjekës”, thuhej në Tëitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN