MENU
klinika

Ekipi Shpresa

Alban Bushi: Nuk e marrim lehtë Andorrën

06.10.2021 - 15:26

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës U-21 që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e nesërme në “Elbasan Arena”, në orën 19:00, takim ky i vlefshëm për eliminatoret e Europianit.

DUELI NDAJ ANDORRËS- Brenda 1 viti e gjysmë kemi luajtur 3 ndeshje, dy i kemi fituar dhe një e kemi barazuar. E kemi vlerësuar maksimalisht. Andorrën e shikojmë njësoj sikur kemi Gjermaninë përballë. Për të treguar që humbja në Çeki ishte momentale. Kjo ndeshja ndaj Andorrës ka rëndësi të madhe, edhe ne jemi modest, luftën dhe shpirtin e garës e kemi të madhe.

MUNGESA E ÇEPELES- Është ekip Kombëtar, alternativat janë të mëdha. E kemi kontingjentin për të zëvendësuar edhe Çepelen edhe Ismajlgecin, nuk e kemi problem zëvendësimin e tyre.

LOJTARËT E GATSHËM PËR KOMBËTAREN A- Ekipet e moshave objektiv kanë të furnizojnë ekipin e parë, por kemi edhe objektiv fitoren në çdo ndeshje. Vjet morëm 14 pikë dhe dolën në vendin e tretë. Në ekipin e parë në 5 vitet e fundit janë 25 lojtarë të Shpresave.

Është bërë shumë mirë. Pavarësisht humbjeve në Çeki, jemi brenda objektivave, pavarësisht se kemi shumë mungesa, por nuk ka rëndësi. Duhet të fitojmë ndeshjen që është shumë e rëndësishme për ne.

SFIDA E RADHËS NDAJ SLLOVENISË- Nuk doja të flisja për Slloveninë, por mund t’i them 2 fjalë, do të jetë një kundërshtar i vështirë, vëmendja dhe objektivi janë 3 pikët me Andorrën.

LOJTARËT NGA KAMPIONATI SHQIPTAR- Ne mundohemi që të afrojmë lojtarët që i japin tonin kombëtares. Por ka lojtarë inteligjent dhe jointeligjent. Por nuk është e thënë që duhet të luajnë patjetër. Duhet ta shikojnë nga ana pozitive ftesën. Ata që e kuptojnë e kanë rrugën e gjatë. Duhet vlerësuar Kombëtarja më shumë. Ka pasur shumë lojtarë të rinj që kanë shkuar te Kombëtarja A.

REFUZIMI I FTESAVE- Futbolli, gara në përgjithësi mund të ketë, ne si trajnerë duhet t’i menaxhojmë mirë situata. Tek ekipi Shpresa, nuk ka pasur shumë probleme, por kur e merr një lojtar, i flet, e kuptojnë. Do të doja të kisha kështu problemesh, që të ma tregonin në fushë, se janë shumë të forta. Është menaxheri që menaxhon grupin që mos kemi situata të tjera.

GJENDJA PSIKOLOGJIKE- Humbjet nuk sjellin gjëra negative. Çdo humbje ka gjërat pozitive që mëson. Kemi parë defektet, disa lojtarë nuk kanë pasur shumë dëshirë, nuk duhet ta ulim kokën, por të mbledhim forcat dhe ti kthejmë ndeshjet.

Si humbjet dhe fitoren duhet të harrohen. Në futboll duhet të kesh vazhdimësi. Çekia ishte ekip i fortë, nuk bëmë mirë atë ndeshje, bëmë shumë keq, por mendoj se do të bëjmë nesër shumë mirë”, u shpreh Bushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN