MENU
klinika

"Po deligjitimohen institucionet ekzistuese"

Amendamenti i PD/ Minxhozi: Shtojcë e sistemit

21.10.2021 - 21:49

Për analistin Skënder Minxhozi vettingu i politikanëve i propozuar nga Partia Demokratike është një shtojcë e sistemit. I ftuar në emisionin “Real Story” ai tha se me këtë propozim po deligjitimohen insituticionet që vetë Basha dhe PD i ka votuar. Ai e shikon të panevojshme ndërhyrjen në Kushtetutë pasi mjafton insituticioni i ILDKP-së.

“Përtej propozimit konkret kap një sëmundje të lashtë të sistemit. Kjo është mania e vjetër që ne kemi për t’i ikur ligjit, për të krijuar mbivendosje deri në situatën që ne nuk kontrollojmë dot territorin në tonë dhe themi do çojmë satelitë në hapësire, Sistemi punon me shtetas kati, me shtojca dhe kjo është një e tillë. Pse duhet një amendim kushtetues që atë gjënë që ndodh në mes të Tiranës ta kapim me këtë? Kemi ILDKP-në dhe mjafton të shohim çfarë është publikuar këto vite në mënyrë që t’i jepnim një pastrim politikës. Me këto propozime deligjitimon institucionet që ke votuar vetë. Ka mbushje me institucione dhe ka zik-zake. Nuk ka nevojë që ta dimë nëse një politikan është i pasur apo jo. Mjafton të bësh një xhiro në lagjet rezidenciale. Pse duhet ndryshuar Kushtetuta ku zullumi është rrugëve”- tha Minxhozi.

Ndërkohë për Blendi Sulajn ILDKP-ja ka dhënë 0 rezultat dhe prandaj është i nevojshëm ky mekanizëm ligjr për të dhënë produktivitet.

“Kur ligje të caktuara nuk na japin produkt ne krijojmë të tjera. Di ndonjë politikan që ka ikur nga pasuria nga ILFKP-ja? Zero! ILDKP-ja na ka dhënë 0 produkt dhe duhet mekanizma ligjorë që na japin rezultate. Pse politikanët janë mes bllokut dhe nuk kapen? Po të shikoni amendamentin nuk thotë vetëm pronat në emrin e vet, por thotë edhe poseduesit. SPAK ka të gjitha mekanizmat për t’i ndjekur njerëzit. Ligji i dekriminalizminit mendoj se ka pasur një sukses të fortë. Nga ky ligj asnjë politikan nuk ka pse të ketë frikë. Nuk kemi ligj prandaj duhet ndryshuar Kushtetuta”- tha Sulaj.