MENU
klinika

Legjenda e ''Mollës''

Apple; nga magji në makineri fitimi

05.10.2021 - 14:25

         Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e shpërdoro atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër./Konica.al

“Apple” sot përkujton dhjetëvjetorin e vdekjes së Steve Jobs. Kanë kaluar tashmë 10 vjet nga vdekja e tij, një nga personalitetet më brilante dhe më të diskutuara të shekullit tonë vdiq në moshën 56-vjeç, pas një sëmundjeje të gjatë. Themeluesi i “Apple”, Steve Jobs pati një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e miliarda njerëzve, duke hedhur në treg shërbime dhe produkte që kanë prishur zakonet tona dhe e kanë ndryshuar përgjithnjë mënyrën tonë të jetës. Krijimtari dhe gjeni absolut janë ndoshta dy fjalët që na vijnë në mendje kur mendojmë për Steve Jobs. Thuhet se ishte, sipas mënyrës së tij, shpikësi i shekullit të 21-të, dhe kjo nuk është vetëm një metaforë. Mënyra se si ne punojmë, komunikojmë dhe lidhemi me botën vjen, në pjesën më të madhe, nga ky gjeni./Konica.al/Dhjetë vjet pas vdekjes së Steve Jobs, “Apple” ka evoluar në një ekosistem të gjerë të pajisjeve dhe shërbimeve, i cili vlen më shumë se çdo kompani tjetër në botë, por ka humbur aurën laboratorike të “revolucionarit”, për bashkëthemeluesin mitik. “Tim Cook nuk është Steve Jobs”, “Apple nuk inovon më”, “Steve Jobs është kthyer përmbys në varr”… janë disa nga komentet e shumta të të zhgënjyerve në Twitter, veçanërisht gjatë prezantimeve të produkteve të reja nga Tim Cook, i cili mori kontrollin në gusht 2011. Me sa duket, stili i Steve Jobs, i cili vdiq në 5 tetor 2011, ka mbetur me kërkimin pezull.  Pra, pa Steve Jobs: “Apple ka humbur aftësinë për të nxjerrë produkte që mund të revolucionarizojnë një treg”, – thotë analisti i pavarur Rob Enderle. “Ata janë shndërruar në firmë financiare, një makinë e lyer mirë që di të mjelë konsumatorët e saj besnikë”. Kompania e lançuar në një garazh në Silicon Valley, në 1976, ndryshoi jetën e përditshme të qindra-miliona njerëzve me kompjuterët dhe aksesorët e saj si iPod (2001) dhe veçanërisht iPhone (2007). Vizionari Steve Jobs e revolucionarizoi dy herë informatizimin: ndërfaqet grafike u imponuan në vitet 1980 si një mënyrë komunikimi mes aparatit dhe njerëzve, si dhe smartphone futi internetin në xhepin e gjithkujt. Po kur do të ndodhë revolucioni i 3-të?/Konica.al

Steve Jobs e njohu shpejt suksesin profesional, madje karriera e tij ka qenë gjithmonë meteorike. Ndoshta për këtë arsye thoshte gjithmonë se as suksesi, as paratë nuk i kanë bërë përshtypje. Këto nuk ishin lajtmotivët e tij për të vazhduar punën. Ai e bëri ëndrrën realitet. Një ëndërr që iu rrëmbe nga idetë e vjetra dhe asambletë aksionarëve. Përkundër kësaj, Jobs nuk e humbi kurrë shpirtin e tij vizionar. Ai kurrë nuk hoqi dorë. Perfeksionist, pasionant dhe vizionar. Të tillë ishin engjëjt dhe demonët e tij. Trashëgimia e tij është fryt i një pasioni që ai kurrë nuk donte ta shiste. Gjithprania e produkteve “Apple” në jetën e përditshme tregon, se ndikimi i Steve Jobs mbetet i paprekur, edhe dhjetë vjet pas vdekjes së tij. Shija për bukurinë dhe formën e këtij sipërmarrësi gjenial revolucionarizoi përdorimet tona./Konica.al/Në parajsën e sipërmarrësve dhe shpikësve, ai zë një vend të veçantë. Ai mban vendin e tij në parajsën e asëve të marketingut dhe komunikimit (nëse ka një të tillë), ndërsa në Olimpin e legjendave amerikane të teknologjisë, ai ulet si mjeshtër, model dhe hero i udhëheqësve në të gjithë botën, ikonë popullore, figurë e adhuruar…

Shatobriani thoshte për Napolonin, se ai kishte qenë një “poet në veprim”. Jobs ishte, në mënyrën dhe në shkallën e tij, një poet në veprim, një fitues i teknologjisë moderne, një magjistar që punoi dhe me çfarë suksesi, për t’i dhënë një shpirt shtesë mikroprocesorëve. Mendo ndryshe! E mahnitshme!/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta private e themeluesit të “Apple”

Ana e “errët” e Steve Jobs

Legjenda e artit dhe pikturës

Andy Warhol, gjeniu që modeloi artin

Apo ripërcaktim termash?

Epoka e manaxhimit, drejt perëndimit?