MENU
klinika

“Pse kaq shumë ndryshim, nuk je ti”

Arbana akuzohet për photoshop dhe shkak u bë kjo foto

11.10.2021 - 10:37

Një ndër moderatoret më të dashura dhe më të komentuara të showbiz-it shqiptar është padyshim Arbana Osmani, e cila është po ashtu mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

Ajo ka zgjedhur që të jetë përherë vetvetja dhe të shfaqet para fansave të saj komplet pa komplekse, kjo është dhe një ndër arsyet pse publiku e do kaq shumë.

Pa photoshop dhe pa filtra, Arbana përherë ka dhënë një mesazh me dukjen e saj.

Mirëpo, si rrallëherë ajo ka marrë kritika dhe shkak është bërë një foto e saj e postuar në Instagram.

Moderatorja postoi një foto nga spektakli i së premtes së “Big Brother VIP”, që ishte publikuar më herët nga makeup artisti, Arbër Bytyqi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)


Krahas komplimenteve kishte dhe nga ata ndjekës, të cilët mendonin se Arbana dukej shumë ndryshe dhe tek fotoja ka shumë ndërhyrje.

“Ti dukeshe bukuri natyrale mbrëmjen e së premtes shumë e kuruar dallohej dora e Arbërit, por fotoja që sapo postove duket që është prekur shumë me program nga Arbëri. Dhe nuk e kuptoj pse kaq shumë ndryshim dukesh që nuk je ti, kur në fakt ti je e vetmja që nuk ke ndryshuar ndër vite. Vetëm je bërë më e bukur”, ka shkruar një ndjekëse.

Ky koment nuk ka mbetur pa një përgjigjje nga ana e Arbanës, e cila i ka shkruar:

“Arbëri ka luajtur pak me filtra dhe duke qenë se është një foto artistike s’ka asgjë të keqe. Ju e dini si jam në realitet.”

Dhe për ta mbylluar gjithë këtë “diskutim” më pas ajo ka postuar një foto Jonin.

“Grimi i sotëm nga dy të vegjlit e mi”- shkroi ajo krahas imazhit tërësisht natyral dhe ashtu si në përditshmëri.